VIDEO/ Berisha-Ramës: Mos të të qeshi buza, nesër beteja është me bashkinë, pastaj radhën e ke ti

VIDEO/ Berisha-Ramës: Mos të të qeshi buza, nesër beteja është me bashkinë, pastaj radhën e ke ti

20:46, 04/04/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se pas betejës së nesërme me Bashkinë e Tiranës, rradhën do e ketë Edi Rama.

“Edvin, mos të të qeshi buza se nesër beteja është me bashkinë, por të jap fjalën e nderit, se pas bashkisë, radhën e ke ti.

Ti dhe vetëm ti.

Dhe forcë në botë që të mbron ty nga zemërimi popullor nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Mos harro, populli i zemëruar është populli i fitores”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Së fundi, Edvin Surreli, Edvin Xibraka, po të vjen fundi edhe ty.

Edvin, mos të të qeshi buza se nesër beteja është me bashkinë, por të jap fjalën e nderit, se pas bashkisë, radhën e ke ti.

Ti dhe vetëm ti.

Dhe forcë në botë që të mbron ty nga zemërimi popullor nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Mos harro, populli i zemëruar është populli i fitores.

Është populli i lirisë.

Është populli i dinjitetit.

Është populli i Shqipërisë.

Ndaj dhe nesër në 11, në mbështetje të lëvizjes, aleancës më qëndrestare në historinë e Europës, Aleancës së Teatrit.

Të gjithë para bashkisë, tua kthejmë bashkinë qytetarëve.

T’u rikthejmë dinjitetin atyre.

T’i rikthejmë dinjitetin Tiranës.

Fitore, fitore, o sot o kurrë.

Përpara të gjithë!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco