Olsi Rama në trafik droge/ Vokshi: Kryeministri, i detyruar të vijë në interpelancë! Si qenka 'çështje private', narkotrafiku me Amerikën Latine?!

Olsi Rama në trafik droge/ Vokshi: Kryeministri, i detyruar të vijë në interpelancë! Si qenka 'çështje private', narkotrafiku me Amerikën Latine?!

11:34, 04/04/2024

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka kërkuar sot në foltoren e Kuvendit detyrimin që ka kreu i Qeverisë Edi Rama për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e drogës me Amerikën Latine.

Fjala e saj është tentuar të ndërpritet disa herë nga Kryetarja socialiste e Kuvendit, Lindita Nikolla, po Vokshi nuk e ka toleruar.

“Sot duhej të futej si pikë e parë e rendit të ditës, interpelanca urgjence me Kryeministrin se është e një interesi madhor për publikun, - theksoi Albana Vokshi. - Por hartuesit e rregullores nuk e kanë lënë në vullnetin tuaj, në dëshirën e mazhorancës për të bërë një interpelancë urgjente apo jo, por fatmirësisht ka shpëtuar edhe ndryshimeve të njëanshme, sepse u vërsulët ta ndryshonit rregulloren para disa javësh për të dënuar deputetët, dy javë, tre javë, dy muaj. Shyqyr që nuk i keni prekur disa nene të rregullores. Ajo e detyron kryeministrin, nuk ia le atij në dëshirë të vijë apo të mos vijë.

Po si qenka çështje personale nëse vëllai i Kryeministrit përdor të njëjtin automjet, të njëjtën makinë sikurse organizata kriminale?!

Nikolla: Të lutem, dakord, doli thelbi i kërkesës suaj...

Vokshi: E kam për procedurë, mos ndërhyni ju lutem. Pse nuk vjen kryeministri?! Çfarë frike ka? Ka një hall të madh, apo jo?! Apo vëllai i Kryeministrit punonte për hesap të Kryeministrit?! Po si qenka “çështje private”, narkotrafiku me Amerikën Latine në Shqipëri dhe në Gjermani?!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco