Zhupa: Në heqjen e ligjit për zonat e mbrojtura kanë firmosur kryebashkiakë që nuk kanë në territor fare zona të mbrojtura

Zhupa: Në heqjen e ligjit për zonat e mbrojtura kanë firmosur kryebashkiakë që nuk kanë në territor fare zona të mbrojtura

11:36, 04/04/2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj të interplenacës me Ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro është shprehur se ligji për heqjen e zonave të mbrojtura është bërë me urdhër të saj dhe kryeministrit Rama.

Sipas Zhupës në spunton ku është kërkuar heqja e ligjit të zonave të mbrojtura kanë firmosur kryetarë bashkie të cilat nuk kanë në territorin e tyre fare zona të mbrojtura.

"Para pak javësh ka kaluar ligji i zonave të mbrojtura duke e kthyer atë në një kantierin ndërtimi dhe betonizimi dhe vendimarrja për këta zona varet vetëm nga kryeministri dhe ministrat e tij. E kam thirrur Kumbaron në interpelancë për ta na sqaruar se si me një truk  qeveritar ata futën një projekt ligj me firmën e 12 deputetëve të mazhorancës të cilët nuk e dinë se çfarë kanë firmosur dhe shumica prej tyre nuk kanë folur ndonjëherë në parlament. Atë ligj ë pas e ndryshuat me një propozim të qeverisë pompa e kaluar në konsultim publik.

Deputetë u shprehen se spunton e morën nga një shkresë e ardhur nga kryebashkiakët socialistë të cilët ishin të shqetësuar se nuk po shfrytëzonin zonat e mbrojtura dhe nuk kishin të ardhura. Kryebashkiaku i Cërrikut ishte shqetësuar shumë se nuk shfrytëzonte zonat e mbrojtura kur nuk kishte fare në territor zona të mbrojtura.

Ligji ishte me porosi që Butrintin, Velipojën, Divjakën ta jepnin për ndërtim. Një ministre mjedisi që njeh vetëm betoni nuk e meriton më të quhet ministre e mjedisit por ministrja e nderimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco