Xhaferri: Pastrojnë paratë e narkotrafikut, Rama i “shpërblen” për ndërtimet e paligjshme!

Xhaferri: Pastrojnë paratë e narkotrafikut, Rama i “shpërblen” për ndërtimet e paligjshme!

09:46, 04/04/2024

Nga Besart Xhaferri/

Pak muaj më parë, kur Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ndërtuesit e kam akuzuar se u soll me ta si tutor, duke i kërcënuar dhe shantazhuar, por në të vërtete kjo qeveri ka rezultuar një minierë ari për shumë prej tyre, pasi me bekimin e saj një pjesë e tyre kanë injektuar në ndërtim paratë e narkotrafikut, duke falimentuar shumë ndërtues të ndershëm, që nuk përqafuan këtë praktikë. 

Në 2020 Rama prezantoi vendimin e qeverisë së tij për konfiskimin e shtesave pa leje në kullat e Tiranës, ku nuk mungoi as show mediatik me polici e shirita bllokimi. 

Por një vit e gjysmë më vonë, dokumentet e bëra publike në media tregojnë se qeveria, jo vetëm që ua ktheu godinat mbrapsht shkelësve të ligjit me çmime 10 herë më të ulëta se vlera e tregut, por u amnistoi atyre detyrime fiskale për lejet e reja të ndërtimit në një vlerë që llogaritet në gati 2 milionë euro.

Si një njeri që vij nga fusha e sipërmarrjes që në atë kohë e kam denoncuar publikisht faktin se kjo nisëm e qeverisë, ishte për të favorizuar ata ndërtues që kishin abuzuar me lejet e ndërtimit, duke i tejkaluar katet e kullave. 

Karriera e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës është financuar nga korrupsioni me lejet e ndërtimit, teksa të njëjtën gjë bëri dhe në qeveri, duke e kthyer Shqipërinë në El-doradon e narkotrafikantëve për pastrimin e parave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco