Protesta/ Berisha: Të premten të gjithë si evropianë të vërtetë kundër vjedhjes

Protesta/ Berisha: Të premten të gjithë si evropianë të vërtetë kundër vjedhjes

09:29, 04/04/2024

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Sonte takohemi në prag të një ngjarje të madhe, të fillimit të betejës gjer në përmbysjen e regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës.

Ditën e premte në ora 11:00, çdo opozitare dhe opozitar e ftoj t’i përgjigjet thirrjes së Aleancës për Teatrin, aleancës më të pamposhtur që ka njohur vendi dhe ndoshta Europa, në betejë fitimtare.

Fitorja e opozitës, fitorja e qytetarëve të Tiranës fillon të premten në orën 11:00 tek Bashkia e Tiranës.

Ndaj le të nisim ne betejën e fitores.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sonte kam një pyetje reflektuese për çdo qytetar të Tiranës, për çdo qytetar shqiptar.

Imagjinoni pak të dashur qytetarë për një moment sikur në bashkinë e një kryeqyteti evropian, të Vjenës, Ljubjanës, Pragës, Parisit, Berlinit, Romës, të kishte ndodhur që paratë e taksapaguesve të qytetarëve vidhen jo me 20 apo 30 përqind ryshfet, por 100 përqind nga punonjësit e bashkisë.

Pra, vjedhje, vjedhje, vjedhje totale duke mos kursyer asnjë qindarkë.

Imagjinoni miq në qoftë se kjo do u ndodhte qytetarëve evropiane, që të vidheshin 100 përqind e parave me të cilat duhet të ndërtoheshin shkolla, kopshte, të asfaltoheshin rrugë, të përmirësohej ujësjellësi.

Imagjinoni miq çfarë do bënin qytetarët evropianë, nëse paratë në bashkitë e tyre do vidheshin jo 20, 30 përqind me ryshfet, por 100 përqind dhe do shndërroheshin në hotele luksoze, në pallate me qindra e qindra apartamente.

Çfarë do bënin qytetarët europianë? Në 24 orë do të kërrenin për zverku hajdutët, do çlironin bashkinë, do e shndërronin atë në shtëpi të qytetarit.

Ndaj dhe ftesa jonë, të premten të gjithë si europianë të vërtetë kundër vjedhjes, kundër poshtërimit tonë, për dinjitetin tonë.

Miq!

Shqipëria dhe çdo vend ka njohur hajdutë, por hajdutë që të vjedhin fondet 100 përqind si Erion Veliaj, toka nuk ka njohur ndonjëherë, përveç atyre që thyejnë bankat.

Të dashur miq!

Qytetarë dhe qytetare, pyesni pak, ku janë 130 milionë euro, para të taksapaguesve tanë për djegësin e Tiranës?

Askush nuk e di, por djegësi nuk ekziston.

Ato pra u vodhën 100 përqind.

Ku janë paratë e vjedhura në dhjetëra milionë euro, që shkuan tek 5 bastardë me në krye kryehajdutin Erion Veliaj?

A mund ta pranojmë ne këtë poshtërim?

A mund ta pranojmë ne këtë plaçkitje të këtij njeriu që meriton çdo epitet dhe çdo cilësim?

Erion Veliaj, jep dorëheqjen gjer të premten. Jep dorëheqjen!

Populli i Tiranës, në këmbë për dinjitetin tënd, në këmbë kundër poshtëruesit dhe hajdutit, që ka shënuar rekordin më të paparë të historisë së shtetit shqiptar dhe ndonjë shteti tjetër.

Erion Veliaj jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë.

Hapja zyrat qytetarëve. Bashkia është shtëpia e qytetarëve dhe jo e hajdutëve.

Miqtë e mi!

Dita e premte është një ditë historike sepse dita e premte nis revolta, mosbindja civile e shqiptarëve gjer në fitore.

Për të shpëtuar nga kjo bandë hajdutësh, trafikantësh, faqezinjsh që s’i ka toka.

Miq!

Mbarë shqiptarët presin nga qytetarët e Tiranës çlirimin e bashkisë së tyre, shpëtimin e bashkisë së tyre, fillimin e revoltës që do çojë në përmbysjen e këtij regjimi çnjerëzor, kafshëror.

E këtij regjimi që instaloi narkoshtetin.

E këtij regjimi që vjedh 100 përqind fondet pa i lëvizur qerpiku.

Po kush është atëherë gjykatësi? Kush është prokurori?

Gjykatës dhe prokuror është qytetari.

Është qytetari, është qytetari, është qytetari!

Erion, kudo që të strukesh, kudo që të futesh, qytetarët do të gjejnë ty.

Ndaj dhe jep dorëheqjen se poshtërsitë që ke bërë ti ndaj qytetarëve, poshtërimi që i ke bërë ti qytetit, fëlligështinë që ti ke hedhur në shtëpinë e parë të qytetarëve të Tiranës, nuk e ka bërë kush kurrë.

Mos harroni miqtë e mi se ky, çfarë t’i thuash, po ky na u bë dhëndër, na u martu me paratë e vjedhura të taksapaguesve. I dha vëllait të vet tenderin për të bërë dasmën e tij.

Ky nuk njeh kufi, nuk njeh moral, nuk njeh të ndalur.

Miqtë e mi!

Qytetarë dhe qytetare, a jeni ju shpresa e vetme e Shqipërisë apo Damanët dhe Krajat me kompani?

Ju jeni shpresa e vetme e Shqipërisë, çlironi bashkinë e Tiranës se ata janë mburoja e Erion Veliajt, janë streha e fundit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

E morët vesh sot zotërinj, miqtë e mi?

Edi Rama refuzoi të paraqitet në interpelancë në parlament për të dhënë shpjegime për kriminelin narkotrafikant Olsi Rama, vëllain e tij.

A e dini ju pse nuk u paraqit dot?

Sepse Olsi Rama ka qenë vetëm ushtar i tij.

Sepse Olsi ka zbatuar vetëm porositë e tij.

Dhe tani paturpësisht deklaroi se ka kërkuar strehim politik te Damani i partisë.

Edhe aty do të kapin Edi Rama, edhe aty do të të gjejnë.

Ta kesh të qartë se nuk ka Daman dhe Zaman që të shpëton ty nga drejtësia e vërtetë, nga ligjet e këtij vendi.

Tirana e tëra po zien sonte.

Tirana është e gatshme të derdhet në rrugë.

Tirana pret me padurim të përmbushë misionin e saj.

Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët dhe Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco