VIDEO/ Berisha: A do rrimë ne të numërojmë vjedhjet e këtyre? Kurrë, duhet të ngrihemi dhe të përballemi

21:07, 31/03/2024

Lideri i opozitës Sali Berisha ka radhitur njëri pas tjetrit të gjitha vjedhjet e bëra mazhoranca socialiste si në bashki ashtu edhe në qeveri.

Berisha u bëri thirrje qyetarëve që të ngrihen të përballen pasi nuk ka rrugë tjetër.

Berisha: Shqiptarë shtrojini pyetje vetes, cili komb, cilët njerëz mund të vidhen në mënyrë të tmerrshme siç po vidhemi ne.

A e patë ju, një i quajtur Redi Molla me një hotel me 5 yje nga më gjigantët në Shqipëri, një njeri që kishte gjithsej në ndërmarrjen e tij  veç një punëtor, edhe punëtor edhe menaxher me një rrogë 300 mijë lek.

Hoteli minimumi 15-20 mln euro.

Po si mundet një inxhinjere në regjistrimet e Skapit i thotë shoqes se nuk është i Redit, por është i Erjonit dhe i atij drogmenit, trafikantit Qato.

A e dinë qytetarët e Tiranës  se drejtori i ujësjellësit të Tiranës, fiton tenderin për të furnizuar me ujë bashkinë e Tiranës.

Si mund të durojmë me një gjë të tillë;  në sulm, në sulm. Nuk durohet kjo kurrë.

Nuk kam fakte, por për hotelin e Durrësit thuhet se është ortak edhe vetë Rama. Nuk kam fakte, por që të ndërtohet një hotel me 5 yje, gjigant, nga një njeri që ka vetëm një punëtor dhe paguan 300 mijë lekë, kjo mbi këtë tokë nuk mund të ndodhë kurrë.

E njëjta gjë, Tivari në Dhërmi një nga hotelet më të mëdha me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë Mat.

Tivari i ka dhënë vëllait të Agronit, tendera nga ujësjellësi i Tiranës, dhjetëra milionë euro. Të gjitha të vjedhura të shkuara në Dhërmi, ndërtim hotelesh.

Çfarë do të rrimë ne, të presim ne të vazhdojmë të numërojmë vjedhjet e tyre.

Jo more kurrë, duhet të ngrihemi 1 minutë e më parë dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco