Berisha: Përveç murtajës së zezë, s’ka shfarosur gjë tjetër shqiptarët më shumë se regjimi i Edi Ramës

Berisha: Përveç murtajës së zezë, s’ka shfarosur gjë tjetër shqiptarët më shumë se regjimi i Edi Ramës

20:38, 31/03/2024

Lideri i opozitës Sali Berisha ka ngritur alarmin në lidhje me shpopullimin e Shqipërisë gjatë dekadës së fundit.

‘Përveç murtajës së zezë nuk ka shfarosur gjë tjetër shqiptarët nga toka e tyre më shumë se Edi Rama dhe regjimi i tij’, u shpreh Berisha në protestën që po zhvillojnë mbështetësit e tij në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq!

Pas bisedës së mbrëmshme me ju, unë zhvillova një bisedë me një grup demokratësh në Kanada dhe atyre u bëra thirrje si shqiptarë të vërtetë të marrin kthesën, në kuptimin që të ngrihemi kudo që jemi kundër këtij regjimi antishqiptar.

Të ngrihemi të shpëtojmë Shqipërinë, të shpëtojmë qenien tonë.

Por si erdhi kjo mynxyrë e vërtetë, që lindshmëria e një kombi që vetëm 10 vite më parë rritej nga viti në vit me banorë, e një kombi që ishte rreth 3 milionë banorë në vitin 2013, të ketë sot në vitin 2024, lindshmërinë që ka patur në vitin 1934.

Çfarë ndodhi me shqiptarët këto 10 vite.

Të dashur miq!

Sonte do të ju rikujtoj një thënie të një personazhi të Remarkut i cili i thotë bashkëbiseduesit të tij; këtu në qytetin tonë kur thonë se u vra një njeri, qyteti merret me jetën e tij, me familjen e tij, me dhimbjen, zinë që krijoi. Me atë që la mbrapa, me veprat e mira që bëri dhe çdo gjë tjetër.

or i thotë se në qytetin tim, kur thuhet se u vranë 1 milionë ushtarë, i harrojnë dhimbjet njerëzore, gjakun e derdhur, gratë e veja, fëmijët jetimë, nënat pa djem dhe merren me milionin. Humbasin ndjeshmërinë.

Nga zemra u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi se kjo që po ndodh me ne nuk ka ndodhur kurrë në histori, ndofta përveç murtajës së zezë nuk ka shfarosur gjë tjetër shqiptarët nga toka e tyre më shumë se Edi Rama dhe regjimi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco