'Veliaj një ditë do varet në pemët që mbolli vetë'/ Berisha për deklaratën e Ramës: Nuk kursen as ata që e mbajnë në pushtet

'Veliaj një ditë do varet në pemët që mbolli vetë'/ Berisha për deklaratën e Ramës: Nuk kursen as ata që e mbajnë në pushtet

18:49, 31/03/2024

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në rrjetin e tij social Facebook, ju ka rikujtuar qytetarëve edhe njëherë se pse kryeminstri Rama është fytyra e pushtetit të krimit të organizuar.

Me anë të një videoje, Berisha, sjell në kujtesë një nga deklaratat e Ramës, të dhjetorit të vitit 2018, ku shprehet se 'Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet dhe vetë'.

“Edi Rama është në gjendje të bëjë kurban këdo që i cënon pushtetin e tij autoritar; ai jep gjithmonë mesazhe denigruese edhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt, pa iu dridhur qerpiku fare, përkundrazi”,  shkruan Berisha krah videos. 

POSTIMI:

Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se Edi Rama është fytyra e pushtetit, krimit të organizuar, drogës dhe korrupsionit të pafund. Edi Rama është në gjendje të bëjë kurban këdo që i cënon pushtetin e tij autoritar; ai jep gjithmonë mesazhe denigruese edhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt, pa iu dridhur qerpiku fare, përkundrazi.
Për Ramën pushteti është vetë kuptimi, interesi më i ngushtë si dhe vazhdimësia e tij në mbajtjen peng të Shqipërisë. Për të rrjepur shqiptarët ai nuk do të kursente askënd, as ata që e mbajnë në pushtet lart pavasisht kalbjes nën të.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco