Berisha: Olsi Rama, eksponent kryesor i klanit të Xibrakës, nxori me makinë jashtë kufijve famëziun Genci Xhixha

Berisha: Olsi Rama, eksponent kryesor i klanit të Xibrakës, nxori me makinë jashtë kufijve famëziun Genci Xhixha

19:52, 28/03/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, se Edi Rama pasi erdhi në pushtet, vendosi në Shqipëri aleancën më të zezë të pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën.

Referuar dokumenteve të publikuara sot mbi implikimin e Olsi Ramës në laboratorin e drogës në Xibrakë, Berisha tha se shqiptarët panë, por edhe mbarë bota, dosjen hetimore në të cilën Olsi Rama dilte një nga njerëzit më kryesorë, në mos më kryesori me Genti Xhixhën, i klanit të kokainës në Xibrakë.

“Olsi Rama dilte eksponent kryesor i klanit të Xibrakës që instaloi aty fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan.

Ishte Olsi Rama, që për familjen Rama, klanin Rama, do ndërmerrte aksionin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në Shqipëri të përpunimit të kokainës dhe drogave të forta.

Ishte Olsi Rama që do sillte kolumbianët e alkimisë së kokainës.

Ishte Olsi Rama që do nxirrte jashtë kufijve famëziun Genci Xhixha, i cili bashkë me mamanë e tij, Marianthi Xhavara, derdhnin valixhet me euro për Edi Ramën në bashki”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Por askush nuk mund të kishte iluzione.

Po të rikthehemi në vitet 1992-1996, PS miratonte rezoluta kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Por po të vijmë edhe në vitin 2008, ditën që Shqipëria merrte ftesën për anëtarësim në samitin e Bukureshtit, në darkë Edi Rama, si hija e zezë e këtij kombi, organizonte mitingun protestë me portretet e Enver Hoxhës.

Dhe kjo është e regjistruar në memorien e kohës.

Sapo erdhi në pushtet, akti i parë, urdhëroi zhdukjen e flamurit të NATO-s nga të gjitha institucionet e vendit, sikur të ishte flamuri i Putinit apo një armiku tjetër dhe jo i alreancës kryesore të vendeve të lira mbi tokë.

Por miqtë e mi, Edi Rama pasi erdhi në pushtet, vendosi në Shqipëri aleancën më të zezë të pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën.

Sot, shqiptarët panë, por edhe mbarë bota, dosjen hetimore në të cilën Olsi Rama dilte një nga njerëzit më kryesorë, në mos më kryesori me Genti Xhixhën, i klanit të kokainës në Xibrakë.

Olsi Rama dilte eksponent kryesor i klanit të Xibrakës që instaloi aty fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan.

Ishte Olsi Rama, që për familjen Rama, klanin Rama, do ndërmerrte aksionin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në Shqipëri të përpunimit të kokainës dhe drogave të forta.

Ishte Olsi Rama që do sillte kolumbianët e alkimisë së kokainës.

Ishte Olsi Rama që do nxirrte jashtë kufijve famëziun Genci Xhixha, i cili bashkë me mamanë e tij, Marianthi Xhavara, derdhnin valixhet me euro për Edi Ramën në bashki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco