Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

13:55, 28/03/2024

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka dalë sot para mediave me një denoncim të qartë dhe akuzë për vëllanë kryeministrit, Olsi Ramën, si bashkëpunëtor në trafikun e drogës, grupin e kokainës që u kap në Xibrakë. Ai bëri publike 10 provat e përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Bardhi tha: "Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë. Vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë.

Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Olsi Rama dhe trafikantët e drogës.

Olsi Rama rezulton përdorues i automjetit me targë AA653DM. Prokuroria të rihapë hetimin për rolin e Olsi Ramës në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.  

Edi Rama ka një përgjigje për të dhënë: Çfarë bënte i vëllai me të njëjtën makinë, e cila u përdori njëkohësisht edhe nga organizata kriminale e trafikut të drogës në Xibrakë?"

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco