Robert Pattinson, baba për herë të parë

Robert Pattinson, baba për herë të parë

15:38, 26/03/2024

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë fotografuar në Los Angeles, duke shtyrë një karrocë bebesh, ngjyrë rozë.

Image

Në nëntor të 2023-shit, Suki konfirmoi thashethemet para se të performonte në festivalin Corona Capital, ku ajo u shpreh: “Vendosa të vesh disa të shndëritshme, sepse mendova se do t’ju shpërqendronte nga diçka tjetër që po ndodh”, duke drejtuar gishtin nga barku i saj i rrumbullakosur.

Dyshja kanë 5 vite të lidhur bashkë dhe janë kujdesur që ta mbajnë raportin e tyre jashtë vëmendjes publike. Ata dolën publikisht në tapetin e kuq në dhjetor 2022, në shfaqjen e Dior në Egjipt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco