SYRI TV/ Bushkolaj:Neni 19 i ligjit për investimet strategjike, Goro i arrestuar për ‘falsifikim dokumentesh’

20:13, 25/03/2024

Qeveria duhet të anulojë statusin e investitorit strategjik për Artan Gaxhin, bashkëshortin e ish-ministres Olta Xhaçka. Ky vendim duhet të vijë në zbatimin të nenit 19 të ligjit për investimet strategjike të miratuar nga vetë qeveria Rama.

Neni 19 i investimeve strategjike thotë se revokimi i statusit bëhet në rastet kur ka të dhëna të pavërteta të cilat kanë dalë pasi është miratuar përfitimi i statusit të investitorit strategjik.

I ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ të gazetares Sonila Meço, Elkjer Bushkolaj, gazetar i SYRI TV, u shpreh se me arrestimin e Jorgo Goros u vërtetua falsifikimi i dokumenteve për 5500 metra tokë të përfituara nga Artan Gaçi. Duke parë nenin 19 të ligjit për investimet strategjike u shpreh Bushkolaj, Artan Gaçit duhet t’i hiqet ky status.

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u arrestua të shtunën pas një urdhri të SPAK me akuzën e ‘Shpërdorimit të Detyrës. Ai dyshohet se është i përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për 5500 metra tokë në Dhërmi, pronë e cila u përfitua nga një banor i zonës, i cili më pas ja shiti atë bashkëshortit t ëish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco