SYRI TV/ Bardhi kërkesë qeverisë për udhëtimet e Ramës: Cila është marrëveshja me Air Albanian?

20:04, 25/03/2024

Kreu I Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dërguar kërkesë për informacion për udhëtimet me charter të kreut të qeverisë Edi Rama dhe kostot e këtij shërbimi. Në kërkesën dërguar Drejtorësisë së Shërbimeve Qeveritare, Gazment Bardhi kërkon që ti vendoset në dispozicion lista e  plotë e udhëtimeve të kryeministrit Rama jashtë vendit nga 15 shtatori I  vitit 2013 deri në 1 mars të këtij viti, si dhe marrëveshja që ka nënshkruar qeveria me  kompaninë për këto udhëtime.

“1.     Listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024;

2.     Koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar;

3.     Marrëveshjen e nënshkruar me shoqëria “Air Albania” sh.p.k., listën e plotë të udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre” tha Bardhi.

Gjatë këtyre viteve opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shpenzuar 22 mln euro për 137 fluturime me charter, ndërsa kreu I qeverisë është justifikuar se avioni charter-i është vënë në dispozicion për promovim nga kompania bazuar në një marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco