Berisha: Lajmi i ‘mirë’ i dhjetorit nuk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve, por 5  kushte

Berisha: Lajmi i ‘mirë’ i dhjetorit nuk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve, por 5 kushte

19:46, 20/03/2024

Duke folur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike deklaroi së në muajin dhjetor 2023, Shqipërisë i’u shtuan edhe 5 kushte të tjera.

Berisha tha se, lajmi i ‘mirë’ i dhjetorit nuk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve, por shtimi i kushteve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Nga ajo ditë, të dashur miq, nga dhënia e statusit të kandidatit, integrimi në BE u bë një horizont i pakapshëm, një horizont që largohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarët.

Ju jeni dëshmitarë se si në tetor, përfaqësuesi i BE, u tha shqiptarëve se në dhjetor do keni një lajm të madh.

Por lajmi i dhjetorit nuk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve përkundrazi ishin pesë kushte, sepse Edi Rama brenda tre muajve, i dha breshëri goditjesh të reja demokracisë shqiptare.

Sepse Edi Rama nuk ka asnjë parim, nuk ka asnjë vlerë, nuk ka asnjë ideal, përveç pushtetit dhe vjedhjeve të tij, përveç pasurimit të tij të paligjshëm, përveç përqendrimit në duart e tij të të gjitha pushteteve.

Kontrollit të plotë dhe total të drejtësisë.

Favorizimit dhe mbrojtjes së bandave dhe krimit.

Të gjitha këto bashkë me zgjedhjet e majit, e nxorën Shqipërinë përsëri jashtë procesit të integrimit.

Miqtë e mi, në një vend ku të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, në atë vend të gjitha fatkeqësitë e mëdha vijnë nga ai njeri.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një komb, nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend, sesa përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili ka vetëm një emër: diktator, diktator, diktator!

Ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar, të marrë kthesën, kthesën e historisë.

Kthesën për t’u vërsulur kundër diktaturës së re, e cila provohet në shumë aspekte si diktatura më shfarosëse ndaj shqiptarëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco