Tubimi qytetar, mesazhet nga eurodeputetët e PPE: Koha që Rama të respektojë shtetin ligjor, po dhunohen të drejtat

19:32, 20/03/2024

Në ditën e 79 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, janë transmetuar mesazhet nga deputeti i Forza Italia, Francesco Simundini, në Kongresin e PPE, por edhe Sekretarja e Përgjithshme të forumit të grave të PPE-së.

“Është koha që Edi Rama të respektojë shtetin ligjor, është thelbësore që familja jonë PPE, ti dërgojë një mesazh të qartë Shqipërisë: për një gjykim të drejtë për rastin e Fredi Belerit, po ashtu respect për minoritetet.

Kjo rezolutë nuk ka të bëjë me një ccështje dypalëshe, por që prek drejtpërdrejtë vlerat europiane”, tha deputeti i Forza Italia.

Ndërkohë Sekretarja e Përgjithshme e Gruas së PPE-së, tha se vlerëson dhe mbështet fort rezolutën pasi rasti Beleri është një rast shumë flagrant që tregon se ccfarë po ndodh në Shqipëri. “Nuk funksion shteti ligjor, ka probleme me lirinë e medias, shkelje së ndarjes së pushtetit, po dhunohen të drejtat e qytetarëve, ka një shtrirje të gjerë të korrupsionit”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco