Politico: Rama refuzon të kërkojë falje pasi intimidoi fizikisht gazetaren

09:59, 20/03/2024

Një nga portalet më të mëdha dhe më të rëndësishëm në botë, Politico, shkruan sot se kryeministri shqiptar refuzoi të kërkojë falje pasi intimidoi fizikisht një gazetare.

Politico shkruan se gazetarja po e pyeste Edi Ramën në lidhje me një investim të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Portali thekson se Rama e shtyn në fytyrë gazetaren Ambrozia Meta, e cila punon për SYRI TV.

Më pas, gazetarja tha se i kishte thënë Ramës që të mos e prekte.

“Fatkeqësisht, kryeministri Rama tani po demonstron arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve me kontakte fizike. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk e kontrollon dot veten kur pyetet për çështje me interes publik”, tha Meta.

SafeJournalists Network, një grup që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor, i quajti veprimet e Ramës "të papranueshme dhe alarmante" dhe i kërkoi atij të kërkonte falje. Grupi vuri në dukje se Rama ka një histori hakmarrjeje ndaj gazetarëve që janë kritikë ndaj qeverisë, duke përfshirë ndalimin e tyre nga konferencat për shtyp.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha e quajti Ramën një “mizogjin” dhe incidentin “një akt brutal dhe të shëmtuar”.

Por Rama iu kundërpërgjigj kritikave, duke e quajtur akuzën se ai e frikësoi Metën një “gënjeshtër të neveritshme” që “nuk respekton viktimat e vërteta të agresioneve të pushtetit ndaj grave gazetare në mbarë botën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco