Gazeta e madhe belge: Rama shtyn gazetaren, nuk i pëlqyen pyetjet e saj

09:28, 20/03/2024

Incidenti mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta po bën bujë në mediat ndërkombëtare.

Edhe gazeta e madhe belge, HLN, shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama po kritikohet shumë pasi shtyu një gazetare.

Më tej media shkruan se Ambrozia Meta i bëri një pyetje Ramës për një projekt investimi në ishullin e Sazanit, i cili është një zonë ekologjike e mbrojtur. Pamjet tregojnë kryeministrin duke vënë dorën në fytyrën e gazetares dhe duke e larguar atë. 

“Mendoj se është turp që kreu i qeverisë nuk mund të kontrollojë veten kur pyetet për çështje me interes publik”, tha Meta për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative.

Në rrjetet sociale, njerëzit kërkuan që Edi Rama të kërkonte falje publike për shtyrjen, por ai nuk u përgjigj, përfundon shkrimin HLN, që ka ndarë edhe një video nga momenti i incidentit.

“Unë nuk tregova agresion dhe iu përgjigja të gjitha pyetjeve me durim,” tha kryeministri në X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco