Emri/ Aksidenti në Itali, humb jetën 20 vjeçari shqiptar

Emri/ Aksidenti në Itali, humb jetën 20 vjeçari shqiptar

22:57, 19/03/2024

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Padova të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ku shtetasi shqiptar Alfred Vocaj ka humbur jetën pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një makinë.

Nga hetimet e para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovë, rezulton se Vocaj humbi kontrollin e mjetit të tij, duke dalë në korsinë tjetër dhe duke u përplasur kokë më kokë me një automjet Fiat i drejtuar nga një 57-vjeçar.

Mbërritja e punonjësve shëndetësorë, zjarrfikësve dhe forcave të policisë në vendin e aksidentit rezultoi e kotë pasi i riu kishte humbur jetën në vendngjarje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco