Sjellja e Ramës ndaj gazetares Meta/ Xhixho: E pafalshme prekja fizike! Kryeministri ka problem llogaridhënien

19:08, 19/03/2024

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me skandalin e radhës së kryeministri Edi Rama me gazetaren e SYRI-t, Ambrozia Meta, duke e shtyrë fizikisht gjatë prononcimit për mediat.

‘Sjellja e sotme e kryeministrit ndaj gazetares Ambrozia Meta është reflektim i mënyrës sesi ai zgjedh të qeverisë: me arrogancë dhe duke shmangur çdo formë transparence. Incidenti i regjistruar sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është skena më e shëmtuar dhe ilustrim i raportit që ai ka vendosur të ketë me median’, shkruan Xhixho në Facebook.

Postimi i plotë:

Sjellja e sotme e kryeministrit ndaj gazetares Ambrozia Meta është reflektim i mënyrës sesi ai zgjedh të qeverisë: me arrogancë dhe duke shmangur çdo formë transparence.

Incidenti i regjistruar sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është skena më e shëmtuar dhe ilustrim i raportit që ai ka vendosur të ketë me median.

Është e patolerueshme mënyra sesi ai reagoi pas pyetjes mbi investimet strategjike. Është e pafalshme prekja fizike e gazetarëve apo kujtdo që ka guximin të ngrejë pikëpyetje mbi vendimet e një kryeministri që e ka problem llogaridhënien para qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco