Berisha: Edi Rama duhet ti ketë ditët e numëruara. Nuk mund të pranojmë kurrë një dhunues të sovranitetit

Berisha: Edi Rama duhet ti ketë ditët e numëruara. Nuk mund të pranojmë kurrë një dhunues të sovranitetit

18:11, 28/11/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me departamentin ‘Brain Gain’ në nderim të ditës së pavarësisë së vendit.

Berisha është shprehur se sovraniteti i vërtetë i një kombi jo në pushtim, në aspektin e brendshëm është fuqia e popullit për të kontrolluar qeverinë. Kurse sot ky njeri, Rama e ka rrëmbyer, grabitur të gjitha pushtete në duart e tij

Deklarata:

Miqtë e mi!

Sovraniteti i vërtetë i një kombi jo në pushtim, në aspektin e brendshëm është fuqia e popullit për të kontrolluar qeverinë. Kurse sot ky njeri ka rrëmbyer, grabitur të gjitha pushtete në duart e tij.

Beteja që bëjnë deputetët e opozitës në parlament, është një betejë për sovranitetin e Shqipërisë.

Është betejë pikërisht për të ushtruar kontroll në emër sovranitetit mbi qeverinë. Nuk ka sovranitet të vërtetë pa kontrollin e qeverisë.

Ky është sovraniteti i brendshëm. Këtë ka rrëmbyer totalisht Pashiqi i Tiranës.

Ai kontrollon sot të gjithë ekzekutivin. Të gjithë të emëruarit në institucionet e këtij vendi, përveç se ndonjë jashtë mandati, kanë firmën e tij.

Kontrollon totalisht pas një seleksioni të bazuar në besimin fetar, origjinën krahinore, bindjen politike, kontrollon totalisht drejtësinë.

Kërkon ti marrë opozitës atë pushtet, veto që i garanton Kushtetuta e vendit, me qëllimin e vetëm që të kontrollojë qeverinë.

E këtë nuk e lejon, nuk e lejon sepse ai është sot kryeministri ndër më të inkriminuarit në botë. Nuk e lejon se ka lidhjet më të rrezikshme me krimin në Europë.

Nuk e lejon sepse ai vjedh me firmën e tij, çdo ditë, pasuritë dhe fondit publike të këtij vendi. Ndaj dhe ka zgjedhur të shkelmojë sovranitetin e shqiptarëve. Të vendosë diktaturën e tij personale.

Sot kjo ditë frymëzon më shumë se çdo ditë tjetër, inkurajon, u jep zemër dhe guxim shqiptarëve të ngrihen.

Kemi parasysh kushtet në të cilat Ismail Bej Vlora sfidoi të gjitha llojet e armiqësive, ambicieve, kundërshtive që ne sot të jemi të pavarur sot këtu.

Edi Rama duhet ti ketë ditët e numëruara.

Nuk mund të pranojmë kurrë një dhunues të sovranitetit. Një njeri i cili për pasurimin e tij, dhe pushtetin personal i ka rrëmbyer vendit, kombit në Shqipëri të gjitha pushtetet dhe punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës përçka e kanë quajtur me të drejtë, Pashiqi shqiptar, apo Pashiqi i Tiranës.

Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë organizim të shkëlqyer.

Në rast se unë u ndala në këtë aspekt dramatik të sotshëm, unë jam i bindur se përzgjedhja juaj për të kremtuar pavarësinë e Shqipërisë, me dimensionin kulturor të kombit është një përzgjedhje fisnike dhe e goditur dhe ju falënderoj shumë për praninë sot këtu të të gjithëve ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco