Rokadë ‘spinunësh’, Skerdi Tase i bën pakt me SPAK

Rokadë ‘spinunësh’, Skerdi Tase i bën pakt me SPAK

08:41, 23/07/2023

Pas prishjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Henrik Hoxhajn, SPAK ka siguruar një tjetër ‘të penduar’ në dosjen ‘Plumbi i artë’. Ai është Skerdi Tase, i arrestuar prej majit 2022, si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të rrëfyer nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Burime pranë SPAK bënë me dije se Tases i është dhënë statusi i ‘të penduarit’ pas vullnetit të tij për të bashkëpunuar më prokurorinë. I riu ka rrëfyer para prokurorëve të dhëna me interes për hetimin e ngjarjeve kriminale ku ka qenë pjesëmarrës. Deklarimet e tij hodhën dritë mbi dy atentate të dështuara Fier në vitet 2017 e 2019, ku objektiv ishte Aredin Behari dhe porositës, Albert Pashaj.

Skerdi Tase e Henrik Hoxhaj dyshohet se kanë marrë 80 mijë euro për ekzekutimin e Beharit, por herën e parë u pikasën prej tij e në të dytën iu bllokua arma.  Ndërsa sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Tase ishte në rolin e ekzekutorit edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan në qershor të vitit 2020.

Tase ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë vetëm pak kohë pasi Hekrik Hoxhaj e humbi atë.

Ndonëse ka dhënë deklarime të vlefshme për hetimin, burime pranë SPAK bënë me dije se Hoxhaj mbante rezerva duke fshehur fakte për të cilat kishte dijeni.

Për hetimin e dhjetëra krimeve të rënda të kryera nga të dyshuar të dosjes ‘Plumbi i artë’, përveç Nuredin Dumanit e Skerdi Tases ka edhe tre të pandehur të tjerë dhe në disa raste ka hasur në dëshmi të kundërta mes tyre për të njëjtat ngjarje, si për ekzekutorët, apo për porositësit. /A2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco