Sot Rrogozhina voton për kryebashkiakun e ri

Sot Rrogozhina voton për kryebashkiakun e ri

07:40, 23/07/2023

 

Janë hapur qendrat e votimit në Bashkinë e Rrogozhinës, qytetarët e së cilës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.

Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime.

Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.

Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Kutia e burgut të Rrogozhinës u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki dhe nesër përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco