Rodosi përjeton ferrin/ VIDEO tronditëse nga ‘flakët’ që kanë gllabëruar ishullin

Rodosi përjeton ferrin/ VIDEO tronditëse nga ‘flakët’ që kanë gllabëruar ishullin

22:24, 22/07/2023

Ishulli i Rodosit në Greqi po jeton makthin e zjarreve që prej mesditës.

Operacionet e evakuimit po përparojnë në zona si Lardo dhe Kiotari, ku deri më tani mbi 2000 persona janë larguar nga shtëpitë dhe hotelet.

Në ndihmë të këtyre operacioneve kanë ardhur edhe anijet private, të cilat i janë bashkuar rojës bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit.

Të dhënat e fundit thonë gjithashtu se zjarri ka hyrë në fshatin Laermë dhe po djeg kishën në varreza.

Aktualisht në Rodos janë tre vatra aktive. Një në verilindje të digës artificiale të liqenit të Lagorës e cila ka krijuar një vatër të vogël aktive. Vatra tjetër është 500 metra nga Laerma në Lardo, një front i ri që bashkohet me atë të vjetër dhe më aktivi është në Asklepio të Rodos.

Kjo situatë në Greqi po vijon prej ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco