Aksident në Tropojë, makina del nga rruga, shoferi në gjendje të rëndë

Aksident në Tropojë, makina del nga rruga, shoferi në gjendje të rëndë

20:29, 22/07/2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj.

Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në bjeshkët e Dobërdollit.

Drejtuesi po udhëtonte vetëm ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 22.07.2023, në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë, ka rënë në humnerë një mjet tip “Foristrad", me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco