SYRI TV/ Banorët e Bllacës protestë për gurorën: Bashkia të marrë masa, do përsëritet 'Borizana'

18:37, 22/07/2023

Kamionët e gurores në fshatin Bllacë të Bulqizë kanë dëmtuar rrugën e sapoasfaltuar për 3 ditë. Për këtë shkak banoret e zonës janë ngritur në protestë këtë të shtunë dhe kërkojnë nga bashkia që të marrin masa që kamionet e firmës mos të kalojnë në këtë rrugë të fshatit.

SYRI TV

Banorët e fshatit Bllacës në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë kanë dalë këtë të shtunë në protestë për guroren, pasi dhjetë ditë pas asfaltimit të rrugës ajo ka nisur të prishet. Dëmtim i i rrugës sipas tyre është bërë nga mjetet e tonazhit të rëndë të firmës së gurores. Banorët zonës dhe kryetari i fshatit Hekuran Skarra i bëjnë thirrje bashkisë që të marrin masa për këtë problem pasi në të kundërt situata mund të agravoje si ajo e gurores në Borizanë në Fushë-Krujë.

Banorët thonë se do të vijonë protestat deri sa kamionët e firmës së gurores të largohet nga kjo rrugë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco