Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, zjarrëfikësit pa mjete, mundohen të fikin zjarrin me kazma e lopata

Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, zjarrëfikësit pa mjete, mundohen të fikin zjarrin me kazma e lopata

17:27, 22/07/2023

Riaktivizohet zjarri ne pyllin me pisha në Peshtan. Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe te erërave  të forta që ndihmojnë perhapjen e flakeve.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri, e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera .

Drejtori i zjarrfikeseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata  eshtë shume e veshtire.

“Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do afrohet dhe në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë“, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.

Siç edhe shihet punonjësit e emergjencave janë pa mjete dhe luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco