Ahmetaj i çon mesazh Ramës e Veliajt: Nuk jam hetuar për inceneratorët

Ahmetaj i çon mesazh Ramës e Veliajt: Nuk jam hetuar për inceneratorët

10:33, 15/07/2023

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, u dërgoi një mesazh dje atyre që janë cilësuar nga opozita si bosët e vërtetë të inceneratorëve, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Në një letër të hapur, ku shprehet se ka marrë kërcënime dhe se do të rezistojë derisa të dalë në dritë e vërteta, Ahmetaj shprehet se nuk ëhtë hetuar për inceneratorët, aq më pak për procedurën e tyre.

Kujtojmë se hetimi i procedurës së inceneratorëve do të fundoste Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

“Për ju qe i lexoni si kureshtarë (nëse i lexoni), hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratorët, se unë për shkak të pozicioneve s’kam pasur tagër të përfshihem ne procedurat e tenderimit. Është hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban.  Standard që s’duhet t’i përkasë drejtësisë së re,” shkruan Ahmetaj.

Më tej, ai ka një mesazh direkt për Erion Veliajn, i cili sipas një investigimi të BIRN, në dosjen e SPAK rezulton si iniciatori i inceneratorit të Tiranës.

“Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa e letra të miat, si ato që BIRN nxori dje, që qytetarët të kuptojnë (aq sa mundet) që puna “e fytyrës së ngrysur” ka qenë në interes të publikut,” shkruan Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco