Rama mbron regjimin iraninan: Muxhahedinët i sulmuan ata nga Shqipëria

Rama mbron regjimin iraninan: Muxhahedinët i sulmuan ata nga Shqipëria

17:58, 11/07/2023

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta” gjatë vizitës në samitin e NATO-s në Vilnus.

Nga atje Rama foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë.

Gjatë bisedës Rama ka marrë në mbrojtje regjimin e Iranit duke thënë se muxhahedinët po sulmonin Iranin nga Shqipëria. Ishte Rama që mbylli ambasadën e Iranit para disa muajsh në Shqipëri dhe po i njëjti që mori me pompozitet muxhahedinët në Shqipëri.

Pjesë nga intervista: 

“Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë. Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë në ADN-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike”, u shpreh Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco