Oerd Bylykbashi: Zgjedhjet e 14 majit, do publikojmë emrat e atyre që kanë blerë vota në të gjitha qarqet

18:22, 05/07/2023

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë debatit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me raportin e prezantuar sot, për farsën elektorale të 14 majit në vend.

Bylykbashi bëri një paralelizëm me raportin e përgatitur nga opozita në vitin 2000, kundër zgjedhjeve të organizuara nga qeveria socialiste e kohës.

Ajo që kemi prezantuar sot ndoshta është fillimi i një procesi publik, por ne që gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në mënyrë konstante e deri më sot, kemi vazhduar dhe kemi çuar pa fund, raporte dhe analiza, fakte e prova, me filmime në OSBE-ODIHR.

Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm që bëri PD, ato të vitit 2000 që kanë qenë zgjedhjet më të këqija, dhe këto të fundi i janë afruar shumë. Në atë kohë rriheshin komisionerët nga policia në qendrat e votimit.

Ndërkohë që ndërkombëtarët lokalë ngazëllyen për fitoren e PS-së në atë kohë, deklarata paraprake e ODIHR tha se ishin një hap përpara zgjedhjet, por puna që bëri në atë kohë opozita, Sali Berisha dhe gjithë grupi i bashkëpunëtorëve të tij, që çuan prova në Bruksel, në Varshavë, Vjenë, bëri që raporti përfundimtar i ODIHR të dilte me njolla të zeza, shumë të rënda.

Ishte ai proces që prodhoi deklaratën edhe rezolutën e PE-së për zgjedhjen konsensuale të presidentit të Republikës, pavarësisht se PS në atë kohë i kishte 84 votat që ta zgjidhte vetë.

Ishte ajo që çoi më pas nën presionin ndërkombëtar të marrëveshjes së 5 prillit 2002 mes Nanos dhe Berishës që hapi rrugën e zgjedhjes konsensuale të presidentit, reformën e parë konsensuale zgjedhore që filloi pak muaj më pas dhe zgjati 1 vit.

U ndryshuar prokurori i Përgjithshëm, kreu i SHISH. Pra pati një seri veprimesh të mëdha që e futën vendin në një rrugë konsensualiteti. Por ishte kjo përpjekje, ky çmontim pjesë për pjesë që prodhoi një ndërgjegjësim të ndërkombëtarëve, dhe të opinionit publik’. Nje volum te tille nuk e kemi pare me pare. Sot keni pare pak, sepse eshte nje pune qe vazhdon. Do të dalin emrat e atyre që kanë blerë vota në të gjitha qarqet', tha Oerd Bylykbasi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco