Rrjedh Rama, u bën thirrje të rinjve: Mos ikni, por punësohuni te satelitët

Rrjedh Rama, u bën thirrje të rinjve: Mos ikni, por punësohuni te satelitët

12:07, 05/07/2023

Pas 7 muajsh, qeveria u kujtua t'u tregojë shqiptarëve se ka marrë disa pamjet nga satelitët Albania 1 dhe 2.

Madje për ironi, edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, Rama tha se kompania u paska bërë një nder, duke i lejuar të përdorin edhe 8 satelitë të tjerë... pa kosto.

"Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u futëm në këtyë proces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë. Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpos atyre 2 satelitëve, kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamudur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamundur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne s’gënjejmë dot”, tha Rama.

Në prezantimin pas monitorimit të territorit nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2, Rama u bëri thirrje të rinjve në vend që t’i bashkohen skuadrës në fushën e teknologjisë pasi do të paguhen më mirë se në çdo kompani private.

Rama tha se qeveria ka gati një paketë të re në mënyrë që çdo i ri shqiptar të punësohet pranë këtyre institucioneve. “Kush do të punojë për shtetin shqiptar, për të krijuar një republikë ku mbrojtja kibernetike, shërbimet digjitale apo te shërbimi imazheve satelitore, do të paguhet me mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe se kudo tjetër në sektorin privat," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco