Miku i Edi Ramës mburret se ka fjetur me 1500 gra dhe ja si e quan organin e tij gjenital

Miku i Edi Ramës mburret se ka fjetur me 1500 gra dhe ja si e quan organin e tij gjenital

10:32, 05/07/2023

Itali- Deklaratat e zëvëndësministrit italian të kulturës dhe miku i Edi Ramës, Vittorio Sgarbi kanë bërë bujë në shtetin fqinj.

Gjatë një aktiviteti në një muze kombëtar të artit modern Sgarbi e përshkoi p*nisin e tij si ‘organ i dijes’

Ndërsa kur u pyet se sa ishte numri i grave në jetën e tij, ai u përgjigj:

“Unë nuk kam një instrument matës, nuk e di, por mund të vlerësoj mesatarisht tre gra në muaj dhe kur isha aktiv nga nëntë deri në 12 muaj në muaj. Pra e gjithë kjo bën të paktën 1500 gra.”

Ai pohoi gjithashtu se Silvio Berluskoni, i cili kishte ndërruar jetë një javë para ngjarjes, kishte fjetur me 'më pak se 100 gra' në jetën e tij - diçka që Sgarbi e përshkroi si një 'tragjedi'.

Pas publikimit të videos nga media italiane La Repubblica ,  “Lëvizja 5 yje” kërkoi dorëheqjen e Sgarbit, duke i cituar komente “seksiste.”

Nga ana e tij, ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano,  kërkoi të informohet me letër nga drejtuesit e muzeut për atë që tha vartësi i tij politik, duke theksuar se seksizmi dhe fyerjet janë të papranueshme në të gjitha nivelet, veçanërisht në fushën e kulturës nga dikush që përfaqëson institucionet. 

Siç shtoi ai, “liria e fjalës mbrohet me Kushtetutë, por ajo nuk duhet të degjenerojë në vulgaritet. Respekti për gratë ka qenë i pranishëm gjatë gjithë jetës sime”.

Sgarbi , megjithatë, refuzoi të dorëzonte dorëheqjen e tij duke pretenduar se kritikët e tij janë të majtë që po përpiqen ta "anulojnë" atë.

Duke folur për La Repubblica, ai argumentoi se ajo që ndodhi në muze ishte “një shfaqje mes dy aktorëve. Më pyetën me sa gra kam fjetur dhe unë u përgjigja. Është liria e fjalës”. 

Sipas tij, kërkesa për dorëheqjen e tij është “censurë dhe fashizëm absolut”. Sipas mediave italiane, Sgarbi është në një lidhje “të hapur” me aktoren dhe modelen 50-vjeçare Sabrina Cole, pasi ka shërbyer si kryebashkiak në disa rajone dhe është shkarkuar nga posti i tij në qytetin e Salemit kur deklaroi se 'mafia ishte e përfshirë me këshillin e tij të qytetit.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco