Batuta brilante e Shkullakut: Kohët e fundit zgjati flokët ky vampir që hante shokët

21:49, 04/07/2023

I ftuar në emisionin A Show me Adi Krastën në SYRI TV për të folur mbi vizitën e Bill Klinton në Shipëri ishte gazetari Arman Shkullaku.

Shkullaku ka paralelizuar kohën e diktaturës ku Enver Hoxha eliminonte njerëzit që po fuqizoheshin në politikë dhe se Rama po bën të njëjtën gjë me njerëzit që e sollën në pushtet.

Saimir Tahiri ishte njeriu që pati jetën më të gjatë në pushtet dhe pretendohej se ishte pasuesi i Ramës, dhe pretendohej të shkatërronte dhe Veliajn. Njeriu që duhet të kesh sot më shumë frikë është Belinda Balluku sepse sa më lartë të ngjitesh me Ramën aq më të rëndë e ke fundit.

Rama dalëngadalë po lëshon ata njerëz që e sollën në pushtet ashtu siç bënte dhe shoku Enver që shkatërronte grupet sabotator, grupi zjarrit dhe goditja që i bëri grupit të Durrës duhet ti kalli datën të gjithë atyre që janë sot pranë Ramës.

Dikur për Enver Hoxhën thonin që kohët e fundit zgjati flokët ky vampiri që hante shokët, kohët e fundit i ranë flokët këtij vampiri që hante shokët dhe njerëzit që janë pranë ti j duhet të kenë frikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco