VIDEO/ Gjoka: Nepotizmi në Prokurorinë e Tiranës nga familjarët e Felaj i ligjshëm por jo i moralshëm

19:46, 04/07/2023

Nepotizmi që ka mbërthyer Prokurorinë e Tiranës nga familjarët e deputetes së PS, Ermonela Felja kanë shkaktuar shqetësim në publik, për të folur mbi këtë temë në edicionin orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko ishte e ftuar gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka.

Gjoka është shprehur se emërimi i familjarëve të deputetes Feaj është një shklje morale dhe jo ligjore pasi ligji i papajtueshmërisë për emërimet ne postet e drejtësisë nuk e specifikon lidhjet e krushqisë.

Fakti është se në prokurorinë e Tiranës janë 4 persona që kanë lidhje më njeri tjetrin dhe se janë njerëz të ngushtë të deputetes së deputetes së PS, Felaj. Anëtarët e KLP që votuan pro për transferimin  motrës pretendojnë se po zbatojnë ligjin dhe neni i posaçëm që ka të bëjë me papajtueshmërinë ambientale nuk e ndalon emërimin e personave që kanë lidhje krushqie.

Anëtarët e KLP që kanë kundërshtuar këtë emërim u janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar ligjin dhe  papajtueshmërinë e emërimeve ambientale.  Nga ana morale, besimi që i ofron publikut KLP duke emëruar 4 persona të një familje në prokurorinë e Tiranës lë shumë për të dëshiruar. Reforma u bë me konsensus politik për të ofruar besimin të publiku posaçërisht për të eliminuar të tilla fenomene që po ndodhin në sistemin e drejtësisë.

Kushtetuta e shfuqizoi pikën tetë të nenit të lidhjeve të krushqisë dhe parlamenti e miratojë këtë vendim të kushtetuese dhe KLP justifikohet se është parlamenti që e hoqi këtë nen dhe se nuk mund ta ndalojmë emërimin e motrës së Felajt në prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco