Berisha në Rrogozhinë: Në këto tri javë të bëjmë gjithçka, njerëzit u revoltuan nga vendimi i KAS

Berisha në Rrogozhinë: Në këto tri javë të bëjmë gjithçka, njerëzit u revoltuan nga vendimi i KAS

18:44, 04/07/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës që të mbrojnë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor. 

Berisha i bëri këto komente gjatë një takimi me strukturat e PD dhe fushatës elektorale për Bashkinë e Rrogozhinës gjatë ditës së djeshme. 

Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas manipulimit që regjimi bëri me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës. 

Institucionet e administrimit të votave pasi konstatuan parregullsinë e kësaj kutie nuk e nxorën atë të pavlefshme, por shpallën përsëritje të zgjedhjeve në të gjithë Bashkinë. 

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha. 
Berisha u shpreh se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren.
 

Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit. 

Kryetari i PD shprehu bindjen se edhe Rrogozhina duke votuar për Shkëlqim Hoxhën do t’i bashkohet Kavajës për t’u kthyer në djepin e ndryshimit për të gjithë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco