Çani: Rama e ftoi Fredi Belerin për drekë

Çani: Rama e ftoi Fredi Belerin për drekë

22:36, 29/06/2023

Gazetari Arian Çani në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka ftuar për drekë Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

Ai theksoi se Rama nuk ka asgjë personale me Belerin, por i intereson Himara.

 Më tej ai theksoi se një grup personash e duan Belerin në burg, për arsye të ndryshme.

 “Sulltani i madh Edi Rama e ka ftuar për drekë Fredi Belerin në kryeministri së bashku me një grup personash disa vite më parë. Rama nuk ka asgjë personale me Belerin. Rama sot ka mbi 7 njerëz që quhen gazetarë por në fakt janë biznesmenë, të cilët për arsye të ndryshme duan që Beleri të qëndroj në burg”- tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco