Bushkolaj: Policët në veri të vendit janë pre e kanosjes nga grupet kriminale

21:54, 29/06/2023

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të folur mbi situatën problematike që po ndodhet Shqipëria nga krimi dhe droga ishte gazetari i kronikës, Elkier Bushkoaj.

Bushkolaj është shprehur se disa policë në veri të vendit kanë ra pre e kanosjes dhe u janë djegur makinat pas aksioneve kundër kultivimit të kanabisit dhe nga dekonspirimi që u  është bërë nga policët e inkriminuar.

Edhe nëse je polic, je pre e kanosjes nga grupet kriminale. Deri tani janë gati 6 policë në zonën e Dukagjinit u janë djegur makinat ose u janë vendosur tritol në banesë.

Ministri që ishte në krye të aksionit kundër drogës në Lazarat u dënua nga gjykata për përfshirjen në grupe kriminale pavarësisht se ai u dënua për shpërdorim detyre.

Zinxhiri komandues i drejtorisë së Vlorës janë akoma në qeli, muajt e fundit kemi vënë re parcela gjigante si ajo e Beratit ku kishin marrë punonjës nga Shqipëria për të punuar aty. Vetëm në SHkodër muajit e fundit janë kapur parcela me mijëra rrënjë kanabis çka tregojnë për fuqinë e grupeve kriminale dhe diçka  etillë pa një mbështetje e madhe financiare dhe mbështetje nga krerët e policisë nuk ndodh.

Nga kontrolli rutinë në një nga serat e Lushnjes nga ministrja Konomi dolën se ishin mbjellë kanabis pavarësisht që u censuruan në media, shumë grupe kriminale nga Shqipëria janë përfshirë në kultivimin e kanabisit dhe kanë marrë leje nga qeveria pasi atje është e legalizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco