EMRI/ Plumba në Durrës, një i plagosur

EMRI/ Plumba në Durrës, një i plagosur

20:34, 29/06/2023

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës dhe i plagosuri është identifikuar si Isak Vata.

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. As për autorin e dyshuar nuk ka informacione.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco