SYRI TV/ Biznesmenit i merren 25 mijë euro me një email, arrest me burg për shtetasin nga Nigeria

15:29, 09/06/2023

Krimi kompjutetik godet një tjetër biznesmen nga Tirana që iu përvetësuan 25 mijë euro vetëm përmes një emaili. Gjykata e Tiranës caktoi arrest në burg në mungesë për shtetasin nga Nigeria Sabastian Negbenedor. Ai arriti të hakeronte emailin e kompanisë që porosiste mallra online nga Italia dhe po ashtu bënte edhe pagesat përkatëse për to. Nigeriani i shkruan biznesmenit të bënte shlyerjen, ndërkohë që kompania që priste pagesën u shqetësua për vonesën, duke çuar në zbulimin e mashtrimit. Edhe më parë, biznesmenë nga Shqipëria kanë rënë viktimë e veprimeve të tilla.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për nigerianin me banim në Irlandë Sabastian Negbenedor, pasi vetëm opërmes një email-i, arriti ti përvetësonte një shtetasi shqiptar 25 mijë euro.

Biznesmeni nga Tirana Erges Baxha që prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, kallëzoi më 20 tetor 2020 në Polici, mashtrimin e bërë nëpërmjet e-maileve. Më 7 shtator të të njëjtit vit, dikush ka ndërhyrë në adresën e emailit, që komunikonte me kompaninë italine për të porositur mallrat por edhe për të bërë pagesat.

Në këtë datë, nigeriani i çon email, se duhet të paguante 25 mijë euro, por jo në llogarinë e kompanisë në Itali tashmë, por në Gjermani. Kur pala italiane i kërkoi pagesën, Baxha kuptoi se ishte mashtruar. Për zbardhjen e identitetit të mashtruesit kumpjuterik, u dërguan letërporosi në Turqi dhe Gjermani. Përgjigjet e tyre, zbuluan origjinën e mashtrimit, ndërsa Prokuroria e Tiranës ngriti akuzën ndaj 29-vjeçarit Nigerian. Por ky nuk është rast i izoluar.

Në vitin 2020 një biznesmen ra pre e mashtrimit kompjuterik nga një shtetas i huaj që jetonte jashtë Shqipërisë. Në bazë të kësaj skeme, autori i mori biznesmenit 89550 Euro. Në 2021 gjithashtu Prokuroria e Tiranës bashkoi dy procedime, njëri i 24 dhjetorit 2020 dhe tjetri i 14 korrikut 2021, pasi kishin të bënin me të njëjtin fakt dhe me të njëjtët persona të dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Origjina në të dy rastet e personave që kryenin këtë veprimtari ioshte nigeriane, ndërsa për rastin e fundit, nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ka dyshime që ti përkasë të njëjtit grup.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco