SYRI TV/ Mushkonjat bëjnë kërdinë në plazhet e Fierit, asnjë masë për dezinsektim

16:26, 03/06/2023

Prej 10 ditësh është çelur sezoni turistik në plazhet e Semanit dhe të Darëzezës në Fier. Por ndërsa pushues vendas e të huaj kanë nisur frekuentimin e këtyre plazheve, bashkia e Fierit nuk ka marrë asnjë masë për dezinsektimin e vatrave të mushkonjave të cilat janë kthyer në problem për turistët.

Nga SYRI TV

Prej afro dhjetë ditësh bashkia e Fierit ka çelur sezonin turistik në plazhet e Semanit dhe të Darëzezës.

Ndërsa bizneset kanë marrë masat për sistemimin e plazhit, rërës, shezlongëve dhe çadrave për të qenë në lartësinë e duhur, bashkia Fier nga ana e saj përveçse ka kryer pastrimin e rërës në vijën bregdetare, nuk ka marrë asnjë masë për dezinsektimin e vatrave të mushkonjave të cilat kanë sjellë probleme tek pushuesit vendas e të huaj.

Pushuesit thonë se bashkia Fier duhet të investojë më tepër për t’i rikthyer vlerat e duhura plazheve të Fierit si ai i Semanit, Darëzezës dhe Porosit pasi shquhen për rërën e pasur me shumë jod.

Një çifti austriak që ka ardhur të qëndrojë pak ditë në plazhet e Semanit, i duhet të përballen me këtë situatë.

Mungesa e investimeve dhe dezinsektimeve nga bashkia Fier dhe Ministria e Bujqësisë, e ka bërë situatën shumë problematike për pushuesit në periudhën e plazhit, veçanërisht nga ora 9:00 deri në 14:00 kur fillojnë dhe puhizat detare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco