Iriqi: - Si e kalove natën e parë në shtëpi?
Tahiri: - Pa gjumë fare. Bëhet shumë zhurmë këtu. Nuk pushojnë betonierat. Burgu qe qetësi, sikur isha në pyll. Ndonjë gërhitje e kaq.
Iriqi: - Po ditën si e kalove?
Tahiri: - Recitova. U kënaqën fëmijët.
Iriqi: - Çfarë? Poezi të kujt?
Tahiri: - Poezi të mijat. Pak e dinë që unë thur vargje.
Iriqi: - Me ç’temë?
Tahiri: - Me temë rilindase. I kam bërë vargje me rima gjithë urdhrat joligjorë që më ka dhënë kryeministri. Ja dy vargje:
O Edvin, o Edvin,
Bëma jote, por burgu im.
Iriqi: - Ç’do me thënë kjo?
Tahiri: - Që krimet i kreu Rama, dënimin e bëra unë. Njësoj dhe Lefter Koka. Së shpejti do e bëjë Erion Veliaj.
Iriqi: - Veliaj nuk është në burg. U zgjodh kryebashkiak.
Tahiri: - Ashtu mendon ai. Po burgun e ka nisur që me atë firmën e inceneratorit. Fle në shtëpi vërtet, ama ëndrra me qeli shikon.
Iriqi: - Ti kërcënove në fillim se nuk ka bir kurve të të fusë ty në burg.
Tahiri: - E thashë dhe dje, e them prapë.
Iriqi: - Po ja që të futën në burg.
Tahiri: - U futa vetë, Iriq. Ngaqë më premtuan se nuk do më preknin asnjë euro nga pasuria. Quaje sikur je me pushime në një shtet të varfër, më thanë.
Iriqi: - Po sikur mos të të nxirrnin?
Tahiri: - Hahaha, atë ditë do hynte në burg vetë Edi. Se do shfaqej filmi aksion: “Ditari im”.
Iriqi: - Ç’do me thënë?
Tahiri: - Kam një mal me sms, me urdhra, me përgjime, me letra, e-maile të komplet Rilindjes që shkojnë direkt...
Iriqi: - Ku?
Tahiri: - Te Rama si fillim.
Iriqi: - Më pas ku?
Tahiri: - Më pas s’ka nevojë të shkojnë kund se vjen vetë Rama, hyn te qelia, bash te krevati im i liruar. Ai do flejë natën, ca ministra ditën. Se nuk mund të burgoset fisheku, unë d.m.th, dhe të rrijë e lirë dora që shkeli këmbëzën e armës.
Iriqi: - Tani ç’do bësh?
Tahiri:- Do shkoj jashtë shtetit. Të kurohet gruaja, të çoj fëmijët në shkolla e të kërcënoj Rilindjen.
Iriqi:- Po je arrest shtëpie?
Tahiri:- Jam arrest jashtë shtëpie.
Iriqi:- U nxeh ambasadorja që të liruan.
Tahiri:- Ajo si aktoret e Portokallisë. Më shkrin gazit, më shkrin.
© SYRI.net