Vdiq me plumb në kokë/ Ndalohet vëllai i shqiptarit: Ishte aksident tragjik

Vdiq me plumb në kokë/ Ndalohet vëllai i shqiptarit: Ishte aksident tragjik

11:48, 03/06/2023

Dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e një shqiptari 20-vjeçar në Piacenza të Italisë. Viktima humbi jetën nga një plumb në kokë.

Sipas medieve italiane, policia ka ndaluar një person, i cili fillimisht ishte kyçur në banesë, por që më pas u prangos nga forcat e rendit.

Burimet thonë se bëhet fjalë për vëllanë 18-vjeçar të viktimës.

Ai është marrë në pyetje nga hetuesit. Sipas medieve italiane, ai ka rrëfyer se bëhej fjalë për një aksident tragjik.

Gjatë rrëfimit, ai është shprehur se vëllai i tij është qëlluar aksidentalisht nga arma që po përdorte.

Mister mbetet fakti se përse kishte një armë zjarri në banesë, pasi askush nga familja nuk e kishte raportuar armën.

Hetimet për ngjarjen e rëndë po vazhdojnë.

Autoritetet shëndetësore thanë se ishte e pamundur të shpëtohej i riu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco