Zyrtarja e lartë e Ramës arrestohet në flagrancë/ BIRN: Nuk është e para

Zyrtarja e lartë e Ramës arrestohet në flagrancë/ BIRN: Nuk është e para

08:42, 03/06/2023

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi. Akuza ndaj Duros është ngritur nga SPAK, ndërsa hetimet vazhdojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë.

BIRN

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë dyshuar të përfshirë në aferë.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së shëndetësisë, Joana Duro u ndalua në flagrancë të premten për veprën penale të “korrupsionit…”. Ndalimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, pas një hetimi të kryer lidhur me një procedurë prokurimi.

Sipas SPAK, operacioni për këtë aferë korruptive vijon për mundësimin e ndalimit dhe identifikimit të personave të tjerë të përfshirë. Ndërkohë nuk u bënë me dije të dhëna të tjera lduke argumentuar se çështja është në hetim.

Kryeministri Edi Rama pretendoi gjatë fjalës së tij në një takim post elektoral se qeveria e kishta hapur këtë “kuti të pandorës”, duke aluduar se zyrtarët e lartë nuk kishin mbrojtje prej hetimeve.

“Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti”, the kryeministri.

Duro nuk është e para zyrtare e lartë e qeverisë që arrestohet pas akuzave të ngjashme. Më herët këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjokuta i ka mohuar akuzat dhe po hetohet me masën “detyrim paraqitjeje”. Po ashtu në hetim dhe e arrestuar është ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco