E rëndë/ Bie nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 21 vjeçarja në Durrës

E rëndë/ Bie nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 21 vjeçarja në Durrës

12:42, 24/05/2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 21 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se re reja ka rënë aksidentalisht.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja D. M., 21 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco