Mediat e huaja: Beketi ka bllokuar deri tani 65 milionë euro të Shqipërisë

Mediat e huaja: Beketi ka bllokuar deri tani 65 milionë euro të Shqipërisë

11:26, 24/05/2023

Portali i njohur ndërkombëtar ‘Revista e Arbitrazhit Global’ i bën jehonë vendimit të një gjykate apeli në Bruksel për të mbajtur në fuqi bllokimin e aseteve të Albcontrol për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Në shkrim thuhet se vendimi është marrë më 15 maj, pasi Eurocontrol kishte bërë një apelim ndaj vendimit për të bllokuar pasuritë e Albcontrol për shkak se biznesmeni italian ka fituar një arbitrazh ndaj qeverisë shqiptare me vlerë 110 milionë euro.

Eurocontrol kishte kërkuar që Albcontrol të shkëputej nga shteti shqiptar, por gjykata theksoi se kjo është absurde, pasi çdo marrëveshje është bërë me Shqipërinë.

Tani e tutje, milionat e Albcontrol-it do të shkojnë për llogari të Beketit.

Por portali zbulon edhe një detaj të rëndë në shkrim.

Sipas tyre, rreth 65 milionë euro të Shqipërisë janë bllokuar nga Beketi për shkak të gjobës kolosale.

Kryeministri shqiptar e ka quajtur gjobën skandaloze, ndërsa ka paralajmëruar se do dalë nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Kurse biznesmeni italian, Beketi ka folur për portalin, duke kërkuar që Shqipëria të zbatojë vendimin.

“Pas katër vitesh vonesa për faj të qeverisë së Edi Ramës, që na kanë shkaktuar dëme të tjera të rënda ekonomike, Shqipëria duhet të pajtohet përfundimisht me këtë vendim ekzemplar të Gjykatës së Apelit të Brukselit,” tha Beketi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco