Presidenti Begaj thirrje qeverisë të rrisë buxhetin për ushtrinë

Presidenti Begaj thirrje qeverisë të rrisë buxhetin për ushtrinë

11:36, 22/05/2023

Presidenti i Republikës Bajram Begaj deklaroi sot se Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues ne Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë.

Në fjalën e mbajtur me rastin e nisjes së ceremonisë së stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”, Begaj tha se rëndësia e kësaj stërvitje është sot më e prekshme se kurrë dhe vazhdueshmëria e saj më se e nevojshme.

“Dy vite me parë, kur nisëm punën për stërvitjen Defender Europe 2021, e dinim se sfida ishte tepër e madhe për kapacitetet e vendit tonë.

E megjithatë ne arritëm të tregojmë se dimë të ngrihemi me përgjegjshmëri në lartësinë e detyrës dhe se Shqipëria jonë e vogël, në fakt, rreh më shumë se pesha e saj. I dashur Gjeneral Wickmann, Më vjen shumë mirë, që mblidhemi përsëri në Shqipëri, për t’ju konfirmuar edhe njëherë mbështetjen tonë të palëkundur dhe gatishmërinë e vendit tonë për të intensifikuar gjithmonë e më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Defender Europe lindi si një stërvitje për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Aleancës në rast konflikti a kërcënimi. Me agresionin e padrejtë rus në Ukrainë, realiteti i sotëm gjeopolitik është tërësisht ndryshe nga ai i dy viteve më parë dhe situata e sigurisë është bërë tejet më komplekse.

Më tej Presidenti Begaj i bëri thirrje qeverisë shqiptare të rrisë buxhetin për ushtrinë. 

“Në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm, inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për FA dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. Çdo investim drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco