Xhaçka takon sot Ministrin e Jashtëm të Greqisë. A do të lirohet Fredi Beleri para këtij takimi?

Xhaçka takon sot Ministrin e Jashtëm të Greqisë. A do të lirohet Fredi Beleri para këtij takimi?

09:35, 22/05/2023

Nikos Dendias ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Temat kryesore të diskutimit do të jenë lufta në Ukrainë apo situata në Afrikën e Veriut, ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë dhe do të kenë një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ministri Dendias do të informojë homologët e tij për rastin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në këtë kontekst, më pas, Dendias do të takohet edhe me ministrat e tjerë të Jashtëm të BE-së për një drekë pune joformale me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, ku pritet të takojë homologen shqiptare, Olta Xhaçka.

Sot në Tirane zhvillohet edhe gjyqi në SPAK për Belerin ku pritet të merret një vendim për lirimin ose qëndrimin e tij në burg. Mbetet për t’u parë nëse presioni i qeverisë greke do të ndikojë në vendimin për Belerin apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco