Vrasja e Arjan Gosës, identifikohet autori, policia: 10 mijë euro për kapjen e vëllait të Altin Rexhës

Vrasja e Arjan Gosës, identifikohet autori, policia: 10 mijë euro për kapjen e vëllait të Altin Rexhës

22:25, 21/05/2023

Policia ka identifikuar autorine dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë.

Habib Rexha është personi që qëlloi për vdekje me një plumb në kokë Arjan Gosën teksa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal.

Mësohet se Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës. Ky i fundit mbeti i vrarë pas një sherri me Edmond Gosën, vëllain e Arjan Gosës pak muaj më parë.

Pas një sherri mes njëri-tjetrit, Edmond Gosa e qëlloi me thikë ndërsa Altin Rexha iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Të dy ndërruan jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë policia ka vendosur shpërblim 10 000 euro për personin që jep informacion për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco