Policia e Shqipërisë me radarë automatikë nga Rruga e Kombit deri në Sarandë (Video)

Policia e Shqipërisë me radarë automatikë nga Rruga e Kombit deri në Sarandë (Video)

18:56, 21/05/2023

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se policia rrugore është duke e bërë monitorimin e qarkullimit rrugor, me pajisjet inteligjente si radarë automatikë, makina inteligjente dhe dronë edukues, nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore”- thuhet në njoftimin në Facebook.

Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

“Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë 48 orëve të fundit, kanë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur”- thuhet tutje në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco