VIDEO-SYRI TV/ Plazhi i Vjetër në Vlorë nuk është gati për pushuesit, ujërat e zeza në det

16:03, 21/05/2023

Bashkia e Vlorës nuk ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Vonesat duket se lidhen edhe me faktin se plazhet e këtij qyteti nuk janë ende gati të presin turistë. Nga një vëzhgim i SYRI TV në plazhin e vjetër, konstatohet lehtësisht se në të vijojnë të derdhen ujërat e zeza, ndërsa e gjithë hapësira ranore e plazhit është e ndotur nga plastika dhe letra.

Nga SYRI TV

Por mungesa e çeljes zyrtare të sezonit turistik nuk është i vetmi problem. Plazhi i Vjetër në Vlorë, ende nuk është gati për të pritur pushuesit.

Ujërat e zeza derdhen në det, ndërsa hapësira ranore e këtij plazhi, është e ndotur nga mbetje plastike dhe letre.

Për banorët e Vlorës, gjendja në të cilën ndodhet plazhi është e papranueshme, duke u shprehur se plazhi i vjetër është lënë pas dore.

Ndonëse është premtuar shpesh për gjetjen e një zgjidhje për ujërat e zeza, ato vijojnë të derdhen në det, duke u kthyer në shqetësim për pushuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco