VIDEO/ Zbulohet kush e bëri audio-përgjimin për Belerin, familja kundër: Asnjë kontakt për vota

13:54, 21/05/2023

Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejt kandidatit për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, sipas edhe burimeve nga prokuroria dyshohet të jetë Arsen Rama.

Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë për media se rasti, mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij.

Sipas Abdul Ramës nuk dihet ende saktësisht nëse audio-përgjimin e ka bërë i vëllai i tij, pasi pas arrestimit të kandidatit Beleri nuk ka mundur të flasë më të, por ata si familje kërkojnë të distancohet nga kjo ngjarje.

Abdul Rama pohon se kandidatin Beleri e kanë mik familjarë teksa ky i fundit i ka ndihmuar shumë herë. Me Belerin sipas Abdul Ramës familja e tij por edhe i vëllai, në dijeninë e tij kanë patur vetëm marrëdhënje pune, për të shitur peshkun tek restoranti në Himarë i vetë Belerit.

Abdul Rama pohon se asnjëherë ai vetë, babai i tij, familjarë të tij të shoqëruar edhe në polici, nuk kanë patur kontakt me Fredi Belerin për të blerë prej tij votat, madje sipas tyre kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë. Madje edhe familjarët e tij pohojnë se biseda të tilla për votat nuk kanë patur asnjëherë

Më gusht 2020 familja Ramaj u bënë fatkeqësisht pjesë e një tragjedie. Robert Rama, së bashku me bashkëshorten Mirelën, dhe dy djemtë e tij Arsenin dhe Abdulin dolën në det. Varka e peshkimit u mbyt teksa si pasojë e përmbysjes së saj mbeti pa jetë Mirela Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco